Shtetti rus ka shtuar listën e personave të sanksionuar.
Në faqen online të Ministrisë së Jashtme ruse, sqarohet se listës i janë shtuar edhe 200 shtetas amerikanë të cilëve u ndalohet hyrja në territorin amerikan.
Sipas njoftimit të ministrisë ruse, bëhet me dije se sanksionet janë marrë si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA ndaj zyrtarëve rusë dhe përfaqësuesve të biznesit.
“Sanksionet janë ndërmarrë si përgjigje ndaj të gjitha sanksioneve të reja personale të vendosura vazhdimisht nga administrata e Bidenit, jo vetëm kundër zyrtarëve rusë, përfaqësuesve të qarqeve të biznesit dhe publikut, figurave kulturore, por edhe atyre që për një arsye ose një tjetër janë të kundër Uashingtonit. Sanskionet janë ndërmarrë në bazë të reciprocitetit. Federata Ruse vendosi ndalim të hyrjes në territorin rus të 200 shtetasve amerikanë”, thuhet në njoftim.
Media ruse Ria, ka raportuar se pjesë e personbave të sanksionuar janë edhe dy vëllezërt e presidentit amerikan Joe Biden, James dhe Francis, dhe motra e tij Valerie.
Gjithashtu në listën e sanksioneve janë Sekretarja e Brendshme Debra Hollan, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Javier Becerra, Sekretari i Bujqësisë Thomas Vilsack, Sekretari i Arsimit Miguel Cardona, Sekretari i Punës Martin Walsh, Sekretarja e Strehimit dhe Zhvillimit Urban Marsha Fudge dhe sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean -Pierre .