Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka përgëzuar infermieren e qendrës shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan, e cila asistoi në lindje një nënë të re nga ky fshat.
Sipas Ballës, kushtet e vështira të motit e bënë të vështirë transportin e nënës drejt spitalit, por asistimi në lindje shkoi mirë dhe pa asnjë komplikacion.
“Mirënjohje infermieres Nazmie Demiri në Qendrën Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan, e cila ja doli sot të asistojë me shumë sukses një nënë të re nga ky fshat në lindjen e fëmijës. Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe bllokimit të përkohshëm të rrugës u bë i pamundur transporti në kohë në Spitalin e Elbasanit.
Prandaj infermierja Nazmie Demiri mori përsipër lindjen e fëmijës së dytë të nënës Luljeta Cora në Labinot-Katund, e asistuar edhe nga infermierja e dalë në pension Ismete Allushi. Ardhja në jetë e bebes kaloi pa asnjë ndërlikim dhe me hapjen e rrugës nëna dhe bebja e porsalindur u transportuan nga autoambulanca në Maternitetin e Elbasanit për të vijuar trajtimin e nevojshëm të specializuar.
Urime familjes Cora😍! Mirënjohje infermieres Nazmie Demir”, shkruan Balla.