Tragjike/ Po shkarkonte disa materiale ndërtimi dhe e zuri furgoni poshtë, vdes 50-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në kodra në Villaga.

Një 50-vjeçar shqiptar, banues në Castegnero të Vicenzës, ka ndërruar jetë teksa po bënte disa punime në këtë banesë.

Aksidenti fatal ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8, ku shqiptari kishte mbërritur me një furgon dhe ishte duke shkarkuar materiale ndërtimi në një rrugë të pjerrët.

Mendohet se fillimisht kanë rënë disa materiale dhe më pas në tentativë për të ndaluar furgoni, i cili po ikte mbrapsht, është shtypur.

Loading...