Qytetarët në protestën e opozitës: ‘Të ikë kjo qeveri! Ta marrin në dorë të rinjtë e shkolluar’

Ditën e sotme po mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Qytetarët kanë bërë të ditur për kameran e News24 arsyet që i kanë nxjerrë sot në shesh.

“Nga Tirana. Protestoj për korrupsionin galopant që ka pllakosur Shqipërinë, kapja e pushtetit lokal e qendror nga qeveria. Në si pensionistë kemi paga të ulëta, 171 mijë lekë ç’mund të bësh me këto çmimet që janë tani. Shpresa tek opozita e të rinjtë më sjell këtu. Shpresoj që të rinj të shkolluar ta marrin në dorë.

Të ikë kjo qeveri. Kërkoj rritje pensionesh, të kemi fëmijët në Shqipëri, të mos shitet Shqipëria”, tha njëra prej protestueseve.

Arsyeja se përse nuk prononcohen moshat e reja, është se disa kanë deklaruar se janë në punë shtetërore.

Loading...