Zbardhen detajet e reja nga shpërthimi në Turqi, mes viktimave edhe dy të mitura 9 dhe 15-vjeçare

Autoritetet turke kanë bërë të ditur detajet e viktimave, mes të cilëve dy fëmijë, një 9-vjeçar dhe një 15-vjeçar.

Viktimat janë si më poshtë:

-38-vjeçarja Arzu Ozoi dhe vajza 15-vjeçare e saj;

-Vajza e madhe e Yusuf Meydan dhe vajza e tij 9-vjeçare Ekrin;
-Adem Topkara dhe gruaja e tij 27-vjeçare Mukandes Elif Topkara;

Babai i 9-vjeçares punonte në Ministrinë e Familjes në Turqi.

“E mallkoj këtë sulm që vrau një baba dhe vajzën e tij”, tha ministri pas ngjarjes.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu herët të hënën fajësoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin dhe njoftoi një arrestim.

“Personi që vendosi bombën u arrestua. Bazuar në përfundimet tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për shpërthimin e bombës”, tha Soylu.

Loading...