Fotografi shqiptar: ‘U bëra foto të gjithëve në protestë, përveç Metës, ai më hoqi nga puna’

Fotografi Felix Bilani i cili ka qenë i pranishëm në protestën e së shtunës, i ka fotografuar të gjithë personat që folën në podium, përveç kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ka sqaruar përmes një postimi në facebook, se Meta e ka hequr nga puna ndaj dhe nuk e ka fotografuar teksa Meta mbajti fjalën e tij në protestën e 12 nëntorit. Sipas tij fitorja e opozitës do të vijë pa Ilir Metën.

“Ashtu rutine…..
Ai momenti kur flet Meta , dhe te shkon ne mendje qe te ka hequr nga puna nderkohe qe akuzon per heqje nga puna …..
Fitorja e opozites eshte pa Meten .
Autori i fotos eshte nje mik i vjeter i imi .” shkruan fotografi Bilani.

Loading...