Pak ditë më parë, Alfio Rrotani konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej disa kohësh se është ndarë nga Fatma Methasani. Përmes një postimi nërrjete sociale, ai sqaroi se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej afro një viti por sipas tij, arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhtia.
“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”, shkroi Alfio. Mirëpo, së fundmi, ai ka bërë një tjetër veprim që vulos raportin me nënën e djalit të tij.
Ai ka publikuar një fotografi të një motori duke shkruar “Bye Bye”. Siç shihet nga fotoja, bëhet fjalë për motorin që i ka dhuruar Fatma disa vite më parë. Asokohe, Alfio shkroi
: “S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve t’mi’ … Të dua”!