Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë ku dy persona kanë dhunuar një të moshuar.
Policia bën me dije se ka nisur hetimi për R. N., 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. S., 31 vjeç. Dhuna fizike ndaj të moshuarit ndodhi në zonën e “Astirit”.
Policia reagoi pas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale.
Në pamje shihet teksa i moshuari përplaset me dy personat në fjalë ndërsa ata e qëllojnë me shuplaka.
Në videon e publikuar në rrjet, dëgjohen dhe të qarat e djalit 7-vjeçar, i cili mendohet se është nipi i ti.
Loading...