Kapi për fyti burrin që po kalonte në vijat e bardha, identifikohet shoferja ‘gangstere’

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videon e publikuan në rrjetet sociale, ku një grua teksa ishte duke i dhënë mjetit të saj përplasi një qytetar i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha dhe më pas e dhunoi atë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja është një 46-vjeçare me ininciale B.R. Menjëherë u bë bllokimi i mjetit të saj tip “Benz”si dhe ndaj saj u vendos gjobë, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Njoftimi i plotë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Loading...