Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Më konkretisht shtetasi E.M 59-vjeç u prangos pasi ka dhunuar nusen e djalit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u arrestua shtetasi E. M., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij’– thuhet në njoftimin e policisë.
Loading...