Trau tek Parku i Divjakës, reagon Erion Braçe: ‘E paarsyeshme është që të vijnë në Divjakë e të bëjnë skena të tilla. Divjaka është një vend i qetë’

Erion Braçe: Komenti im është e paarsyeshme është që të vijnë në Divjakë e të bëjnë skena të tilla. Divjaka është një vend i qetë. Qytetarët nuk janë aty por janë në punë. Do të ishte e natyrshme që e gjithë kjo situatë të zgjidhej në një mënyrë ligjore. Vendosja e një trau me pagesë është e paligjshme. Në territorin e bashkisë Divjakë ka disa rrugë Kombëtare.

Nuk ka rrugë tjetër që të nxjerr në bregdet. Nga Velipoja deri në Sarandë, për të shkuar tek deti nuk paguhet asnjë qindrarkë. Kjo që bën Ministria në bashkëpunim me ARRSH është vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det.

është një pozicion që cënon edhe sigurinë rrugore. Në gjykimin tim vendosja e pagesës në një aks kombëtar është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çdolloj nisme për të goditur këtë paligjshmëri. S’kam asnjë komunikim me Ministrinë e Mjedisit.

Nga ajo ministri buron e gjithë ajo arrogancë. Zyrtarët e Bashkisë Divjakë janë kërcënuar se do “fluturojnë” nëse pengojnë vendosjen e traut. Bashkia e ka pezulluar vendosjen e traut. Për vendosjen e kioskës duhet marrë leje nga Bashkia e Divjakës. Bashkia ka gjithë të drejtën legjitime që të kontrollojë objektet që do ndërtohen.

Loading...