Një ngjarje sa komike aq dhe e rëndë është regjistruar në shtetit fqinj Greqi. Një grua, e cila kishte kursyer rreth 13 mijë euro i kishte fshehur ato në oxhakun e shtëpisë. Por ky nuk ishte një vend i sigurt pasi në momentin që partneri i saj ka ndezur oxhakun pothuajse të gjitha paratë janë shkruambuar.
Video është shpërndarë në TikTok nga një mikeshë e gruas, e cila ka treguar dhe paratë e djegura. Ajo nuk e kishte lajmëruar partnerin për vendin e parave. Në momentin që ai ka hyrë në shtëpi ka ndezur oxhakun duke i djegur ato.
“Kur në 2 minuta 13 mijë eurot që keni fshehur në oxhak bëhen hi”, shkruan ajo.
Nga djegia kishin shpëtuar vetëm 5 mijë euro të cilat ajo i ka dorëzuar në bankë një veprim që mbase duhe ta kishte bërë bërë më parë, por më vonë se kurrë.