Deklaratën e fortë nga Artan Hoxha: ‘Një shqiptar është vr arë në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë’

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar ekzekutimin e një shqiptari, ngjarje që sipas tij është mbajtur e fshehtë dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz më 17 korrik, por Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim.

Ai tha se është përpjekur të marrë informacione, por ‘ata’ që kanë në pronësi resortin, nuk lejojnë të jepet dalë asnjë informacion në lidhje me këtë vrasje.

“Thamë që me të huajt nuk zbardhet, por një shqiptar ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resort luksoz, jam përpjekur që të marr informacione. Por nuk më ka dhënë askush asnjë informacion, është shqiptar e, shqiptar. Ngjarja ndodhi në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë.

Kjo ndodh sepse janë superfuqitë që menaxhojnë gjithçka. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje,”- tha Hoxha./Shqiperiaime

Loading...