E rëndë në vend! 40-vjeçari kanos me armë dhe dhunon familjarët e tij, u shkatërron makinat

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Lezhë ndërsa është arrestuar një 40-vjeçar. Ky i fundit ka kanosur me armë dhe ka dhunuar familjarët e tij .Por nuk është mjaftuar me kaq por u ka shkatërruar edhe makinat.

Sipas policisë nga hetimet 40-vjeçari Luan Lalaj iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen të cilën e kishte pa autorizimin përkatës në emër të tij.

Njoftimi i policise:
Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbërritja”.
Kanosi me armë gjahu familjarët e tij, i dhunoi ata dhe iu dëmtoi automjetet, vihet menjëherë në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor për kanosjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Rendit, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë gjahu familjarët e tij, dhe po i dhunonte ata, kanë organizuar menjëherë punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në kuadër të operacionit “Mbërritja”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 40 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i prones”.
Ky shtetas, në banesën e tij, në fshatin Rrilë, ka kanosur me armë gjahu, familjarët e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe iu ka dëmtuar automjetet që ata kishin në pronësi. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka rezultuar se shtetasi L. L. iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen. Shtetasi i arrestuar e mbante armën e gjahut, pa autorizimin përkatës në emër të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Loading...