‘Anijet greke hynë zonën detare të kontestuar Shqipëri-Greqi’, Artur Meçollari publikon fotot

Ish-Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka publikuar disa foto në rrjetin social “Facebook”, që sipas tij tregojnë se anijet greke vijojnë kërkimet për naftë në zonën e kontestuar Shqipëri-Greqi.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Greqia janë pajtur ta çojnë çështjen në Hagë, por ndërkohë Meçollari i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të verifikojë nëse Greqia ka cenuar sovranitetin territorial.

Postimi i Meçollarit:

Dita e njëmbëdhjetë. Vijojnë kërkimet studimore për hidrokarbure të Grqisë në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për informacion MEPJ, sonte në 20:30 anijet do jenë përsëri ku ishin mbrëmë në po të njëjtën orë.

MEPJ nëse do të verifikojë që anijet greke kanë cënuar apo jo të drejtat sovrane të Shqipërisë të krahasojë koordinatat e deklaruar nga MEPJ në Notën Verbale të 7 majit 2015 me lundrimin e anijeve në këto 11 ditë, duke përfshirë edhe ditën e sotme. Sistemi i monisorimit të trafikut detar është në kohë reale, i saktë dhe si burim ka AIS e anijeve. Ky informacion është po aq i saktë sa informacioni i institucioneve shtetërore, për të cilat MEPJ thotë se nuk ja informacion.

Sot Greqia ka angazuar për studime në Bllokun 1, zona e kontestuar e shelfit kontinental, gjashtë anije: anija studimore “Ramform Hyperion” dhe tre rimorkiator “Thoë Omega”, “Vernicos Skafi” dhe “Vernicos Skafi One”, si dhe mjete të anijes sturimore “Trefjar ËB 390” dhe “Trefjar ËB 391”.

Nga gjashtë mjete detare, pesë janë futur në zonën e kontetstuar (të pakufizuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Anijet që kanë hyrë në zonën e pa kufiziar janë: anije studimore “Ramform Hyperion” dhe tre rimorkiator “Thoë Omega”, “Vernicos Skafi” dhe “Vernicos Skafi One”, si dhe mjete të anijes sturimore “Trefjar ËB 390”.

Rimorkiatori “Vernicos Skafi” ka lundruar më në veri se anijet e tjera, por nuk e ka kaluar vijën hipotetike delimituese me distanca të barabarta të shelfit kontinental midis dy shteteve.

Loading...