Për shkak të intensitetit të reshjeve të dëborës, Gjirokastra ka shpallur gjendje emergjence dhe stafi i spitalit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve për emergjencat që lidhen me motin e ftohtë.
Ministria e Shëndetësisë është në gatishmëri për të gjitha emergjencat për shkak të situatës së vështirë në disa zona që janë të bllokuara prej reshjeve të dëborës.
Ditën e djeshme, infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja doli të shpëtojë në kohë, nënën e re të bllokuar nga dëbora, e cila u ndihmua të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë.
Po kështu, një tjetër nënë e re u transportua me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku solli në jetë shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi. z.tosku/ atsh/