Lalit Patidar është një student nga fshati i vogël Nandleta në Madhya Pradesh, Indi. I gjithë trupi i tij ka qenë i mbuluar me qime që nga mosha gjashtë vjeç, kur u diagnostikua me hipertrikozë, një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që mendohet se është gjetur vetëm në rreth 50 njerëz në botë.
Gjendja e tij do të thotë se ai ka spikatur gjatë gjithë jetës së tij, dhe si rezultat ai është quajtur ‘djalë majmun’ nga nxënës të shkollës, të cilët thonë se kanë frikë se do t’i kafshojë.
Por pavarësisht ngacmimeve, ai ka folur për këndvështrimin e tij pozitiv ndaj jetës, duke thënë se tani ëndërron të bëhet një Youtuber i suksesshëm.
“Unë vij nga një familje normale, babai im është fermer dhe aktualisht jam maturant në shkollën e mesme. Në të njëjtën kohë e ndihmoj babain tim në punët e tij bujqësore”, tha Lalit.
“Unë i kam pasur këto qime gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi thonë se doktori më ka rruar në lindje, por nuk kam vërejtur me të vërtetë ndonjë gjë ndryshe tek unë derisa isha rreth gjashtë apo shtatë vjeç. Në atë kohë kuptova për herë të parë se flokët po rriteshin në të gjithë trupin tim si askush tjetër që njihja.
Që atëherë e kam kuptuar se kam një gjendje të quajtur hipertrikozë. Është e rrallë dhe me sa di unë vetëm pesëdhjetë njerëz në botë janë prekur nga kjo.
Nuk ka histori të kushteve të rritjes së flokëve në familjen time, unë jam i vetmi që e kam këtë sëmundje”, tha ai.
Hipertrikoza karakterizohet nga një sasi jonormale e rritjes së qimeve në trup.