Paracetamoli mund të prodhojë një efekt anësor të çuditshëm që ndryshon perceptimin tuaj për rrezikun, sipas një studimi të ri. Një ekip shkencëtarësh në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA zbuluan se njerëzit po rrezikojnë shëndetin e tyre më shumë sesa ata që u jepet një placebo.
Neuroshkencëtari Baldwin Way, bashkëautor i studimit, tha:
“Acetaminophen duket se i bën njerëzit të ndiejnë më pak emocione negative kur mendojnë të ndërmarrin aktivitete të rrezikshme – ata thjesht nuk ndihen aq të frikësuar.” Studimi u publikua nga revista Social Cognitive and Affective Neuroscience.
Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se paracetamoli mund të zvogëlojë emocionet pozitive dhe negative.
Way beson se rezultatet që prodhon paracetamoli në perceptimin e rrezikut mund të kenë një sërë implikimesh në jetën reale dhe se duhet bërë më shumë kërkime.