Shqipëria nën ‘pushtetin’ e shiut, si paraqitet situata nga veriu në jug të vendit

shiut, si paraqitet situata nga veriu në jug të vendit
Nga user -November 20, 2022

Situata mbetet e rënduar në të gjithë Shqipërinë për shkak të motit të keq dhe intensitetit të lartë të shiut.

Sa i përket qarkut të Gjirokastrës bëhet e ditur se situata mbetet nën kontroll dhe lumenjtë janë brenda shtratit të tyre, ndërkohë që është rikthyer energjia elektrike.

“Informacion i orës 16:30 mbi situatën në qarkun e Gjirokastrës. Lumenjtë Vjose dhe Drino janë brenda shtratit të tyre, gjithashtu dhe perrenjtë. Nga Autoriteti Rrugor Jugor informohemi se grupet e mirembajtjes janë në terren, duke larguar nga rruga dherat që bllokuan një pjesë të rrugës në aksin Kardhiq Fushebardhë nj. adm. Cepo bashkia Gjirokastër (pasi pati rrëshqitje dherash), dhe janë duke monitoruar situatën në territorin që mbulojnë. Është rikthyer energjia elektrike në nj. adm. Pogon bashkia Dropull dhe është rikthyer pjesërisht energjia në nj. adm. Zagori, bashkia Libohovë, nj. adm. Luftinjë dhe Buz, bashkia Memaliaj”, kjo është situata në qarkune Gjirokastrës.

Ndërkohë që në Vlorë për shkak të erës së fortë kemi rrëshkitje pemësh dhe gurësh, por situata mbetet nën kontroll.
Problem në Vlorë mbetet ende komunikimi me banorët e fshatit Vane të BAshkisë së Delvinës.

Ndërsa mungon energjia elektrike në disa zona.

“Informacion i ores 17:20 dates 20.11.2022 mbi situaten ne teritorin e qarkut Vlore. Situata pas problematikave te shfaqura nga era kryesisht renide pemesh dhe shksrje guresh ku u nderhy ne kohe nga sektoret e sherbimeve dhe kontraktoret e rrugeve, ja ka len shiut qe ka filluar te bie me intesitet mesatar por pa krijuar problematika.

– Te 2 tragetat ëe mbriten nga Brindizi njeri u ankorua dhe tjetri ka filluar manovrat e ankorimit.

– Vazhdon problematika e nderprerjes se komunikim me banoret e fshatit Vane bashki Delvone ( Ura e demtuar ne dt 31.10.2022).

– Niveli i lumenjve kuota normale.

– Hidrovoret ne gjendje pune me kapacitet te plote pune nivelet nen kuot.

– Furnizimi me uje te pijshem normal.

– Furnizimi me energji elektrike normal perjashtim ben fidri qe furnizon Orikum, Dukat dhe Llogara qr ka nderprerje te herepashershme pasi nuk mban linja.

– Rruget nacionale dhe rurale jane te kalueshme normalisht.

Te gjitha strukturat e MC dhe sherbimeve te bashkive, Oshee, policia dhe kontraktoret e mirembajtjes se rrugeve ndodhen ne terren. Mbetemi ne kontakt per cdo informacion ne vazhdimësi”, kjo është situata që paraqitet aktualisht në Vlorë.

Ndërkohë në Kukës vijojnë reshjet me intensitet të lartë. Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme. Furnizimi me energji elektrike vijon normal, me përjashtim të disa zonave..

“Situata në Qarkun Kukës deri në orën 16:30 datë 20.11.2022 është si më poshtë:

I gjithë territori I Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe i shoqëruar me erë të fortë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Rrugët bashkia janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave .
Në fshatin Dragobi si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit i shoqëruar me inerte rrezikohen banesat që janë poshtë saj.

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.

Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun.
Furnizimi me energji elektrike është normal përveç Nj.Ad Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe fshatrat Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës, Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal”, kjo është situata aktuale në qarkun Kukës.

Sa i përket Lezhës ku situata mbetet ende e rëndë, policia ka evakuuar një familje në fshatin Dajç, pasi banesa ishte e rrethuar nga uji.

Ndërkohë që mbeten pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë për shkak të dëmtimit të linjës elektrike.

“Reshjet e shiut, policia e shtetit evakon nje familje ne fshatin Mabe te Njesise Administrative te Dajcit ne Lezhe, pasi banesa e tyre eshte rrethuat nga uji dhe rrezikon te permbytet. Ata jane strehuar tek te afemit ë tyre ne qender te fshatit. Nderkohe ne zonen e zadrimes ndodhen ministri i drejtesise Ulsi Manja, prefektk Gjergj Prendi dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu, te cilet po monitorohne nga afer situaten e krijur. Sipas te dhenave niveli i prurjeve ne lumjet dhe kanale kulluese ka rene me disa cm çka e deshmon dhe ura ne fshatin koterr qe ne oret e pasdites ishte nen uje. Nderkohe vijojne te jene pa energji disa fshtra ne lezhe per shkak te demtimit te linjeve”, kështu paraqitet situata aktuale në Lezhë.

Loading...