Pas me shume se tre seancash mungese dhe shtytje gjykimit eshte sjelle me force ne gjykaten Fier ,Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu ne Grecalli te Fierit.
Kjo seance e sotme do te perballe te pandehurin para akuzave per vrasje dhe marrdhenie seksuale me dhune nderkohe qe priten edhe deshmite e familjareve.
Klodian Calamani ne diten e sotme eshte sjelle me force nga policia nderkohe qe ai ka hyre nga dera e perparme e gjykates qe perdoret nga adminsitrata . Veprimi i policise eshte bere per te shmangur perballjen me familjaret apo te aferm te familjes se 8 vjecarit te vrare por edhe nga opinioni publik. kujtojme se nje vit me pare ka pasur per dite me radhe proteste per vrasjen makaber te 8 vjecarit Mateo Vasiu