Shkarkohet drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Beratit, Etmond Tarkaj, është shkarkuar nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Kastriot Skënderi.

Tarkaj mësohet se është shkarkuar në kuadër të hetimit për serat me kanabis që u gjetën pak ditë më parë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pak ditë më parë ka njoftuar se ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë, për serën me kanabis të zbuluar në Rërëz të njësisë administrative Kutalli, në Berat.

Kjo pasi kishte dyshime se kanë pasur dijeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal te drejtuesit e tyre.

Serat me lëndë narkotike u zbuluan nga policia në datën 10 nëntor, gjatë operacionit të koduar “Stuhia”. Policia gjeti dhe sekuestroi brenda këtyre serave 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 871 kilogramë dhe 700 arka të mbushura me kanabis në proces tharje.

Loading...