Arbëresha rrëfen tmerrin e përjetuar nga ish-bashkëshorti: ‘Fëmijët nuk guxonin të hanin…’

Nënë e bijë dolën këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Arbëresha është ndarë para 8 vitesh nga bashkëshorti, ajo është përpjekur t’ia dalë e vetme dhe tashmë do të kthehet në shtëpinë e nënës, e cila sipas saj i ka mbyllur derën. Arbëresha ka pësuar një aksident në dorën e djathtë dhe nuk mund të punojë më, ndaj i vetmi vend ku kërkon mbështetje është nëna e saj.

Megjithatë ajo ka treguar se ka edhe një banesë në Fier, e cila është pronë e përbashkët mes saj dhe ish-bashkëshortit me të cilin ajo është ndarë për shkak të dhunës. Ajo thotë madje se ai nuk dhunonte vetëm atë, por edhe fëmijët, madje ajo tregon se si njëherë ai ka ushtruar dhunë mbi vajzën e tyre, ku për pak e ka mbytur, por që Arbëresha nuk e kishte denoncuar, pasi nuk donte ta shikonte në burg.

Arbëresha: Në vitin 2012 patëm sjellë vajzat për pushime për festa në Shqipëri. Për një moment u ngrit peshë ish-bashkëshorti ime e tha “do ikim do kthehemi në Shqipëri”. Nuk pranova të vija në Shqipëri që të jetonim sepse unë punoja. Ngelën një periudhë pa punë dhe u detyruam u kthyem. U kthye, jo se u ktheva.

Eni Çobani: A u kthye zotëria! Ju e latë vetëm burrin.
Arbëresha: Vajzat ishin këtu për pushime dhe u kthye zotëria, kam ardhur dhe unë bashkë me të, por fati im i mirë më ndihmoi një nënë greke, më mbajti në shtëpinë e saj, e ndihmoja të pastronte shtëpinë kur kisha kohë dhe e ndihmoja gjatë ditës. Lekët siç i merrja ia sillja zotërisë këtu, Altin Gropës. Merrte dhe lekët nga përqindja e një viti më parë që e kishte mbyllur. Atë vit që ndenjën këtu jeta e fëmijëve u shkatërrua sepse lanë shkollën përgjysmë në Greqi dhe filluan semestrin tjetër këtej. Dhe filloi edhe punë te zoti Rrap Sota, shkonte në Janinë dhe merrte mish. Por edhe në këtë periudhë siç punoja lekët ia sillja këtij prapë, në të gjithë këtë periudhë.

Eni Çobani: Pra ju nuk keni pasur asnjë lekë në dorë.

Arbëresha: Siç punoja zonja Eni, hiqja vetëm biletën e autobusit dhe një kafe dhe i sillja këtu. Në fund të vitit më kërkoi prapë që të kthehej prapë në Greqi. U detyrova mblodha familjen time në Greqi. Në ato momente filluan debatet më të shumta se ishte pa punë. Filloi dhuna ndaj fëmijëve. Fëmijët e mi nuk guxonin të hanin bukë shumë se shëndosheshin. Fëmijët e mi nuk guxonin të hapnin frigoriferin. Sepse po të hapje frigoriferin dy minuta të shikoje çfarë do merrje prishej frigoriferi. Pas këtyre përpjekjeve që jam munduar gjithmonë të mos e shkatërroj familjen. Kam duruar dhunën, ofendimet, kam duruar…

Eni Çobani: Po pse gjithë kjo sakrificë, nuk e kuptoj?

Arbëresha: Dhe mbi të gjitha erdhi momenti që nuk duron dot më…

Eni Çobani: Dhe ju shkuat drejt divorcit.

Arbëresha: Nuk doja të shkoja drejt divorcit. Pata disa probleme dhe i thashë të vinte të rrinte në Shqipëri meqenëse banesën e kishim. Vinte rrinte dy-tre ditë dhe ikte prapë. Në ato momente i kam thënë do ikësh nga shtëpia, se filloi shumë debate në shtëpi. Në atë moment ngrihet dhe më qëlloi. Futen vajzat në moment të dyja, atëherë ishte momenti që kapi vajzën nga fyti. Vajza vajti për t’u parë në pasqyrë nëse i kishte lënë shenja apo jo në grykë ai i jep dhe një grusht nga lart në fytyrë te mjekra dhe vajza u mbulua me gjak dhe prapë unë nuk e denoncova, se nuk doja që babai i fëmijëve të mi të ishte mbrapa kangjellave të burgut në një shtet të huaj. Kur kam ardhur në Gusht të 2014 dhe në atë periudhë që i thashë të largohej, të rrinte në shtëpi, shkoi te të gjithë njerëzit e mi. Fliste fjalët më banale për mua, që unë isha e rrugëve, që unë pija drogë, që unë pija duhanin dhe më kanë thënë njerëzit që Altini kishte të dashur tjetër. Këtu kërkoj një mbështetje nga nëna ime, kërkoj të gjej rrugëzgjidhja zonja Eni, por nuk po e gjej./tvklan.al

Loading...