Vlorë:Kapet 18-vjeçari, ishte në kërkim për …

Një 18-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim për plagosje me dashje është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vlorë. Sipas policisë, në pranga ka rënë E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu për post veprës penale të plagosjes, ndaj të riut rëndonte edhe një akuzë e dytë, që lidhej me “Mbajtjen pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

“Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim, E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.”, njofton policia.

(balkanWeb)

Loading...