I riu shqiptar e përplasi me makinë, nëna e 21-vjeçares plas detajet e ngjarjes: E la në mes të rrugës

Nëna e 21-vjeçares greke, e cila u përplas me makinë nga një shqiptar në qendër të Selanikut, ka folur rreth ngjarjes së rëndë dhe gjendjes së vajzës së saj.

“Vajza ime e vogël ishte në krahët e familjes deri në orën 11 të mbrëmjes dhe udhëtoi për në Selanik për të takuar vdekjen”,- tha nëna e vajzës 21-vjeçare.

Sipas Protothemës, nëna e vajzës së re, e cila është me origjinë nga Chania dhe ka studiuar në Shkollën Veterinare të AUTH-së, thekson se gjendja shëndetësore e së bijës cilësohet tejet kritike nga mjekët e spitalit Papageorgiou, pasi ndodhet e shtruar me mbështetje të aparaturave.

Ema ndodhej në Chania dhe ka udhëtuar drejt Selanikut në orën 23 të së hënës. Pak orë më pas, 30-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim nga policia, e goditi me makinë në rrugën Egnatia, e ka kthyer mbrapsht dhe e ka përplasur përpara se të zhdukej për të shmangur arrestimin.

Siç bën me dije nëna e vajzës së re, informacioni që familja disponon për hetimet e policisë për identifikimin e autorit është nga mediat pasi çështja është në vijim.

Për protothema.gr foli edhe tezja e vajzës 21-vjeçare, e cila deklaroi se Ema u largua nga Chania në fluturimin e fundit për në Selanik, mbërriti një orë e gjysmë me vonesë në aeroportin Macedonia dhe kishte ndërmend të takonte disa nga miqtë e saj.

“Kjo ishte rruga që ndoqi, sapo u kthye nga Chania. Ajo nuk donte të merrte makinën e saj në Selanik, të shkonte në një qytet të huaj dhe të na shqetësonte. Ajo nuk pinte, donte të ishte e sigurt. Tani shpresojmë për një mrekulli për jetën e saj. Situata është shumë e vështirë. Policia është në kërkim të autorit, por edhe nëse do ta gjejë do të dalë dhe do të jetë i lirë. Sot ajo ishte mbesa ime, nesër do të jetë një tjetër fëmijë”, thekson ajo.

Në lidhje me shoferin që u tërhoq dhe la mbesën të mbuluar me gjak, ajo thekson se nga veprimet u kuptua që shqiptari nuk kishte ndërmend të ndalonte dhe nuk donte ta ndihmonte vajzën. Ai donte të largohej, u kthye mbrapa dhe e shkeli përsëri dhe gjithçka që i interesonte ishte largimi nga skena e krimit.

Policia është në kërkim të shqiptarit që është larguar me makinë dhe ka braktisur 21-vjeçaren e plagosur rëndë në rrugë. Në të njëjtën kohë vijojnë hetimet e policisë në lidhje me identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që u largua me makinë dhe la studenten 21-vjeçare të gjakosur. Policia identifikoi edhe pronarin e mjetit, 44-vjeçar, por ai pretendoi se makinën nuk e drejtonte vetë, por ia kishte dhënë hua një miku shqiptar 30-vjeçar.

Loading...