Kuvendi merr vendimin ‘drastik’ për Petrit Vasilin pasi quajti ‘idiot’ Taulant Ballën

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, në Kuvendin e Shqipërisë, është mbledhur sot dhe ka vendosur marrjen e masës disiplinore të përjashtimit nga komisionet dhe seanca plenare për pesë ditë, për deputetin Petrit Vasili.

Ky i fundit, gjatë seancës së sotme ka ofenduar kreun e Grupit të PS Taulant Balla duke e quajtur “idot” dhe “skizofren”. Pas kërkesës së socialistëve, me tre vota PRO, Sekretariati ka vendosur për përjashtimin e Petrit Vasilit.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili. Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022.

Loading...