Edhe më i pasuri i botës… divorcohet!

Miliarderi amerikan Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon, të cilin revista “Forbes” e shpalli njeriun më të pasur në botë, njoftoi të mërkurën se do të divorcohet nga bashkëshortja e tij, MacKenzie pas 25 vitesh martese.

‘’Duam të njoftojmë opinionin për ndryshime në jetën tonë. Kemi vendosur të ndahemi dhe të vazhdojmë më tutje si miq”, kanë shkruar Jeff Bezos (54) dhe bashkëshortja e tij MacKenzie (48) në një postim në Twitter.

“Do të vazhdojmë të jemi familje dhe miq të mirë”, shkruanin në fund duke theksuar se gjatë 25 viteve martesë “kanë bashkëpunuar në projektet e biznesit”.

Çifti Bezos, të cilët kanë katër fëmijë, u njohën ndërsa të dy punonin në një kompani investuese, shumë kohë para se Jeff të themelojë Amazon-in.

Revista “Forbes” të mërkurën pasurinë e Bezos e vlerësoi në 137 miliardë dollarë./atsh/

Loading...