Pas një seance maratonë që ka zgjatur 14 orë, është miratuar marrëveshja për Portin e Durrëit.
Me 74 vota pro dhe 35 kundër është miratuar marrëveshja për Portin e Durrës. Mirëpo në këtë votim nuk ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama, pasi nuk ishte në seancë gjatë procesit të votimit.
Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një “marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik”.
Seanca e djeshme nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në mesnatë. Gjatë kësaj seance parlamentare pati debate të shumta, ku PS e quante marrëveshjen për portin e Durrësit si një projekt madhor që do të ndryshonte turizimin në qytetin bregdetar, ndërsa PD e quante aferën më të madhe në histori, duke e krahasuar dhe me aferën e inceneratorëve.
Po ashtu në këtë seancë me 75 vota pro dhe 36 kundër është miratuar dhe buxheti për 2023.
Vijon…