Ish-prokurori zbulon detaje nga laboratori i kokainës në Fier

Eugen Beci, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë se policia duhet të ketë qenë në dijeni të sasisë së madhe të kokainës që është transportuar drejt Fierit e fshehur në pleh kimik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beci u shpreh se nisur nga fakti që hetimi ka qenë proaktiv, të bën të mendosh se dorëzimi i mallit ka qenë i kontrolluar, pra policia e vendit nga është nisur malli, që është Mali i Zi, dhe policia shqiptare kanë pasur dijeni dhe e kanë lejuar kalimin për të mos prishur operacionin.

“Ky hetim ka qenë proaktiv, në momentin që ka nisur të vijë ngarkesa, është bërë dorëzim i kontrolluar, nëse është provuar se është hera e parë që shkon në atë fshat, policia i ka lënë qëllimisht, nuk ka ndërhyrë për të mos prishur operacionin, në kuadër të procedurës penale. Kjo çështje mund të ketë qenë e njohur nga vendi ku është nisur ngarkesa, pra nga vendi ku është nisur është bërë dorëzim i kontrolluar, pra e kanë ditur që ka qenë pleh kimik i përzierë me kokainë dhe e ka lënë që të konkludojë operacioni”, tha Beci.

Loading...