Luljeta Bozo: ‘Fshatarët hynë në vila që s’i kanë parë kurrë në ëndrra, u strehuan 85% të familjeve’

Tre vite më parë Shqipëria përjetoi një nga ditët më tragjike te dekadave të fundit.

Në 26 nëntor 2019 një fatkeqësi natyrore zgjoi shqiptarët nga gjumi ende pa aguar dita. Lëkundje të forta tërmeti më magnitudë 6.4 të shkallës riter, tronditën Shqipërinë në zemër të saj. Në lidhje me këtë ka folur sot në një intervistë për Ora News, Luljeta Bozo.

Bozo u kthye pas në kohë, kujtoi momentet e tërmetit dhe i cilësoi si një gjë e frikshme.

Ajo tha se shumica e qytetarëve ishin të papërgatitur. Ajo tha se gjatë këtyre 3 vjetëve më Shqipëri janë strehuar me mijëra familje, 85 për qind e familjeve. Bozo tha se u bë një punë e jashtëzakonshme dhe se u siguruan shumë fonde nga jashtë.

Luljeta Bozdo: Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi.
Pse nuk ka një transparencë të qeverisë kur flasim për fondet e donatorëve?

Luljeta Bozo: Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund ti riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do ti tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund ti shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera.

Ajo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re.

Luljeta Bozo: Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime është që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim./abcnews.al./

Loading...