Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha zhvilloi një takim me profesorët dhe studentët e Katedrës së Ballkanistikës, në Universitetin Shtetëror “Klement Orhidski” të Sofjes, të cilët ushtrojnë mësimdhënien e gjuhës e letërsisë shqipe për studentët bullgarë e të huaj, në këtë universitet prej dekadash.
Ajo falenderoi drejtuesen e Departamentit për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Prof. Rosana Beyleri dhe stafin e saj pedagogjik, Ass. Prof. Anton Panchev, i cili ka punuar vite më parë edhe si lektor në Universitetin e Prishtinës, përkthyesen e disa veprave nga gjuha shqipe në bullgarisht, Ass.Prof. Ekaterina Tarpomanova, etj. për dedikimin e tyre në përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në Bullgari./ATSH/