E rëndë/ Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm, punonte pa licensë

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kosovë ku logopedi Iljasa Fazliu dyshohet se ka abuzuar psikologjikisht me një vajzë 5-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, e gjithë ngjarja është zbuluar ditën e djeshme ku dhe u publikuar një video ku shihet e Fazlliu keqtrajton të miturën me atë të dhunës verbale.

Video incizimi është publikuar nga Gazeta Insajderi ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar të miturën që të ndalojë së qari disa here me radhë dhe përdor një fjalor të ndyrë ndaj saj.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se përveç Fazlliut ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, familjarë të së miturës, pasi ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht Fazliun duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në paraburgim.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastet e abuzimeve fizike por dhe verbale kanë qenë të shumta periudhën e fundit në Kosovë ku vetëm disa javë më parë një video tregonte dhunimin e një të moshuare në një qendër në Pejë, ku infermierja Aurona Pelaj e godiste me shpulla dhe me shkelma

Loading...