Kush shënoi Ronaldo apo Fernandes? Adidas jep përgjigjen për momentin që i konfuzoi të gjithë

Adidas më në fund u ka dhënë fund polemikave mes tifozëve dhe dyshimeve të Cristiano Ronaldos për golin e parë të shënuar në sfidën mes Portugalisë dhe Uruguait në Kampionatin Botëror.

Derisa 37-vjeçari kërkonte që goli t’i numërohej atij, FIFA kishte vendosur se ishte i mesfushorit të Manchester United. Një gjë të tillë tani e ka konfirmuar edhe Adidas, pasi janë dizajnues të topit “Al Rihla”.
Në një deklaratë të Adidas thuhej: “Në ndeshjen midis Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë e topit të lidhur të vendosur në topin e ndeshjes zyrtare të adidas Al Rihla, ne jemi në gjendje të tregojmë përfundimisht nuk kishte asnjë kontakt me topin nga Cristiano Ronaldo për golin e parë në lojë”

“Sensori IMU 500 Hz brenda topit na lejon të jemi shumë të saktë në analizën tonë”, thuhet në njoftimin e tyre. Kështu, Ronaldo do të synojë gola në fazën e eliminimit direkt me Portugalinë, pasi tashmë e kanë siguruar atë fazë.

Loading...