Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka sqaruar qëndrimin e tij dhe të institucionit që ai drejton në lidhje me hakerimet nga iranët dhe të dhënat e rëndësishme, të cilat po publikohen.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, hakerat publikuan edhe një listë me të dhënat e qytetarëve për patentat.
“Ne DPSHTRR, AKSHI dhe partnerët kombëtarë, kemi në monitorim çdo gjë”, tha drejtori i DPSHTRR.
Pjesë nga fjala e Blendi Gonxhes:
“PSHTRR për sa i takon, gjykon se të dhënat në fjalë nuk janë marrë nga sistemi e DM. Që pas sulmit kibernetik që ndodhi nga iranianët ne Korrik, ne si ent, AKSHI dhe partnerët ndërkombëtarë, kemi çdo gjë në monitorim 24/7. Nga analiza Forensic nuk janë konstatuar rrjedhje të dhënash nga sistemet tona apo penetrime. Nuk kam informacion për sulmin e ndodhur në Shtator. Në të dhënat e Policisë së Shtetit, por në dijeninë time është sulm i të njëjtëve aktorë, por totalisht i pavarur duke qenë se infrastrukturat, rrjetet janë komplet me vete.
Lista në fjale mund te ketë lidhje me sulmin e dytë, nga natyra e te dhënave të dala, ndonëse nuk i disponoj (aq sa janë publikuar dje si pamje).
U takon gjithsesi organeve kompetente të hetojnë për burimin/et apo hyrjet dhe vulnerabilitetet në ato sisteme (përfshirë ato private) ku mund të jenë marrë këto të dhëna!”, ka deklaruar Gonxhe.