Luljeta është një nga karakteret më të spikatura të “Përputhen +40”. Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5” bashkë me Gilbertën dhe Çimin.
Së fundmi ata kanë ndarë postime në rrjetet sociale, duke vërtetuar se kanë krijuar një miqësi të veçantë.
Adrenalina e grupit, siç ata vetë e quajtën Luljetën, nisi të këndonte live në studio këngën “mamica” dhe në një moment hoqi xhupin.
Në entuziazëm e sipër me batutë tha se mund të zhvishej edhe më tepër, por Bieta iu afrua për ta ndaluar.
“Vishu Luljeta se është bërë ftohtë”, i tha Bieta me të qeshur.
Loading...