Detaje nga vrasja makabre e gruas shtatzënë

Front Online ka raportuar para pak çastesh nga vendi i ngjarjes për krimin makabër para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë. Dorasi dyshohet se është ish-bashkëshorti i viktimës, e cila kishte shkuar për të lindur në Gjinekologji.

Gazeta Sinjali raportoi para pak minutash për një person që dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur para pak minutash dhe akoma nuk dihen detaje.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje, ndërkohë Front Online ka publikuar pamjet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka aktivizuar ekipin ekipin hetimor, njësitin e Forenzikës dhe ka filluar operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij.

Loading...