Aksident i rëndë në vend, mjeti përplas këmbësorin dhe ‘ia mbath’

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Tales, Lezhë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin në mes të rrugës.

Personi i plagosur raportohet se ka probleme me dëgjimin dhe të folurin. Në vendngjarje ka mbërrtur Policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...