Artisti i njohur, Gold Ag ka reaguar i prekur për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën mbrëmjen e sotme, ku Sokol Halili qëlloi për vdekje ish bashkëshorten e tij, Hamide Magashi në oborrin e maternitetit në Prishtinë. Ajo ishte shtatzënë dhe priste të lindte ditën e nesërme.
“Në një vend ku rruga e Zotit lëshohet, askush mos te çuditet më vonë se çka bohet. O Zoti im kënaqe atë nanë me fëmiun e saj në Xhenet”, ka shkruar artisti përmes një postimi në Instastory. Sakaq, kujtojmë që Rrjeti i Grave në Kosovës ka bërë thirrje për protestë nesër për vrasjen e 35 vjeçares.
Ata u kërkojnë qytetarëve t’u bashkohen kësaj proteste që fillon në orën 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti.
Loading...