Hamide Magashi është 35-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në Prishtinë pasi bashkëshorti e vrau para maternitetit.
Dëshmitarët nga vendngjajra kanë raportuar se 35-vjeçarja e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë u qëllua dy herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar Sokol Halili.
Ky i fundit menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arratisur nga vendngjarja.
Duke folur për mediat një dëshmitare ka deklaruar:
Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’.
Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë.
Çifti ishin në proces divorci dhe një debat i ndodhur para maternitetit duket se i ka paraprirë ngjarjes së rëndë.