Dëshmia e motrës së Hamides: ‘Sokoli donte të merrte fëmijën…’

Motra e Hamides, e cila u vra bashkë me fëmijën 9 muajsh në bark nga ish-bashkëshorti i saj, ka folur për mediat, ku ka dhënë një dëshmi tronditëse për gjithçka ka vuajtur motra e saj, deri në momentin që Sokol Halili e la të vdekur në vend në oborrin e spitalit gjinekologjik në Prishtinë.

Burbuqe Brahimi shprehet se çifti ka qëndruar vetëm 3 muaj të martuar dhe janë ndarë pas dhunës dhe xhelozisë së madhe të autorit të dyshuar, njëkohësisht baba i fëmijës. Ajo shprehet se ato janë vetëm motra, pa prindër dhe vëlla, çka ka shtyrë Sokolin t’i thoshte Hamides se nuk ka pse shkon në shtëpinë e prindërve, se nuk i ka.

Advertisements

“Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Ne e kemi parë vazhdimisht gjatë atyre muajve se ka pasur probleme, kemi shkuar dhe e kemi ndarë. Ish-burri ka vazhdua të vijë edhe te shtëpia. Ne jemi vetëm motra, pa prindër e vëlla. Ai i ka thënë se nuk ka ku shkon në shtëpi të babës se nuk ka askënd.

Kemi shkuar se ka pasur dhunë, e kanë rrahur, e kanë keqtrajtuar, e kanë futur brenda, me armë i kanë rënë në kokë, krejt trupin e ka pasur me shenja, krejt e mavijosur ka qenë. Nuk e kanë lënë të vijë në Llugagji. Kurrë te shtëpia e babës këtu, hiç-hiç me u bashku me motrat”, ka deklaruar ajo.

Motra e viktimës ka thënë gjithashtu se i autori i dyshuar i vrasjes ka kërkuar që fëmija pas lindjes t’i jepej atij. Ajo shton se policia është lajmëruar për këtë rast, por nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Sot në mëngjes do të lindte. Edhe pasi të kishte lindur fëmijën, do t’ia jepte ish-burrit. E kemi lajmëruar rastin edhe në polici më herët, por na kanë thënë se kemi mbrojtje, por askush nuk ka ardhur për të na parë”, ka vijuar Brahimi.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sa herë ka ardhur për vizitë te familja e saj ka ardhur me përcjellje nga vjehrra dhe se rasti është lajmëruar në organet përgjegjëse. Sipas saj, e ndjera i ka thënë burrit që do t’ia dorëzojë fëmijën apo të lindë.

“Edhe nuk kanë lënë të vijë te ne, edhe kur ka ardhur, ka ardhur e shoqëruar me vjehrrën e vet, s’e kanë lënë të vijë vetë asnjëherë. Po po, ka ardhur në spital, është sjellë nëpër oborr, por këtu brenda s’ka guxuar të hyjë.

Ka qenë rasti në Polici, ka qenë rasti në qendër sociale, në gjykatë, në të gjithë institucionet. Ai i ka thanë që kur të lindë fëmijën, t’ia dorëzojë edhe kaq ka qenë. Të shtunën e kemi dërguar në spital edhe ka thanë doktor Hajrizi se rastin është urgjent. Kur e kemi dërguar, ata kanë thënë që sot do të bëhej lindja me operacion”, tregon motra e viktimës.

Loading...