Aksident i rëndë në vend, ka humbje jete

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje ku ka humbur jetën një 45 vjeçar.

45 vjeçari ka qenë duke drejtuar motomjetin e tij ku si pasojë dyshohet se sulmi i një arresti kardiak e ka bërë të humbasë ekuilibrin dhe është rrëzuar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...