Kosovë- Sokol Halili, vrasësi i 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi, ndodhet ende në arrati.
Ditën e sotme ka folur dhe babi i tij, i cili ka treguar se se nuk dëshiron që ta shohë të birin dhe shpreson që ai të kapet sa më shpejt. Ai shton se nuk ka arritur që të bisedojë me të, edhe pse që prej momentit kur mësoi ngjarjen e ka telefonuar dhe i ka çuar mesazhe vazhdimisht.
“Hamidja u hodh nga kati i 2 për të vrarë veten”/ Detajet e FRIKSHME për gruan shtatzënë që u ekzekutua në maternitet nga ish-burri xheloz “Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur.
Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo. E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili.