Gjermania është eliminuar nga Botërori. Në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick fitoi 4-2, por nuk arriti të kalonte Grupin E.
Gnabry kaloi në avantazh gjermanët që në minutën e 10, por Tejeda (58’) dhe Vargas (70’) përmbysën rezultatin.
Ishte Havertz që ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola në minutat 73 dhe 85, dhe Fullkrug në minutën e 91 për t’i dhënë Gjermanisë një fitore pa vlerë, pas rezultatit të Spanjës.
Spanjollët u mposhtën 2-1 nga Japonia, me aziatikët që morën vendin e parë në grup, ndërsa spanjollët të dytin.
Loading...