Katër shqiptarët që u kapën në ‘shtëpi bari’, i thanë policit britanik: ‘Më mirë në burg, se në Shqipëri’

Katër shqiptarë janë arrestuar në një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Britaninë e Madhe.

Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti. Ata u gjetën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260,000 paund.

Ndërsa 43-vjeçari Runi Firaku kishte vetëm pesë ditë brenda banesës, pasi kishte mbërritur legalisht në Britani më 5 gusht.

Prokurori Timothy Devlin tha në seancën e dënimit: “Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai tha se e dinte “por burgu është më mirë se Shqipëria”.

Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

Loading...