Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues, ndërsa argumentet sipas tij janë skandaloze dhe turpëruese për institucionin. Kryeministri e mbyll reagimin me fjalët: “Ndjesë Kosovës për këtë turp”.
Rama:
REFUZIMI I PRESIDENTIT PËR DEKRETIMIN E MINISTRIT TË RI PËR EUROPËN E PUNËT E JASHTME, ËSHTË JO VETËM ANTIKUSHTETUES, PO EDHE I TURPSHËM. ARGUMENTAT E DHËNA NGA ZOTI PRESIDENT JANË TË FRIKSHME PËR NIVELIN SKANDALOZ DHE TURPËRUESE PËR INSTITUCIONIN. NDJESË KOSOVËS PËR KËTË TURP.
Reagon Rama:”Mosdekretimi i Cakaj turp, ndjesë Kosovës”
Loading...