Escobar kritika për ‘Ballkanin e Hapur’: Të bëhet me 6 shtete, Vuçiç të testohet nëse do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe anëtar të plotë të ‘Open Balkan’

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan dhe i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u bëri thirrje Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të pranojnë Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të bëhen anëtarë me të drejtë të plota dhe pa kushte në nismën “Ballkani i Hapur” (Minishengei Ballkanik”.

Në një intervistë për “Atlantic Council”, diplomati amerikan theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet të testohet nëse do të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe anëtar të “Ballkanit të Hapur”. “Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Tregu i Përbashkët Rajonal), RÇ (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëatrësimin e Kosovës.

Nuk duhet të ketë. Ai duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë. Duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiç që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon qeveria e tyre (Kosovës)”, ka thënë Esobar. Më pas, ai theksoi se përderisa kësaj nisme i janë bashkuar Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në rolin e vëzhguesit, duhet tënjihen kufijtë Serbi-Kosovë dhe Serbi-Republika Srpska.

“Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë në (Ballkanin e Hapur), atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO”, u shpreh zv/ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar.

Loading...