Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për mediat pas mbërritjes në Tiranë, për samitin me BE-në dhe arsyen që e shtyu për të qenë pjesëmarrës.
Duke folur në lidhje me raportet me Kosovën, Vuçiç tha se nuk është optimist, por realist dhe se Serbia mbetet e vendosur për negociatat me BE-në në lidhje me dialogun me Prishtinën.
Aleksandër Vuçiç:
Pati një sërë cështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për cështjen e Kosovës të dialogut kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet se do kemi një mundësi të themi cfarë mendojmë. Mbeteni të përkushtuar ndaj procesit të dialogut negociatave me BE por na duhet të mbrojnë interesat tona shtëtërore kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë.
A keni dëgjuar ndojë deklaratë optimiste prej meje? Nuk po them që nuk jam por jam vetëm realist dhe jam këtu të mësoj shumë nga shumë njerëz nga BE e rajoni për ti dëgjuar e në fund të shpjegoj qendrimin e Serbisë, e rëndësishme të marrim lajme të mira, ka dy të tilla që kanë të bëjnë me cështjet e energjisë dhe roaming.
Nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE për tarifat e energjisë.
Ka sinjale të mira për të gjitha vendet tona në Ballkanin Perëndimor e kjo është vërtet gjë e mirë, të tjera nga ato që do dëgjojmë do jetë për strategjinë e BE për të ardhmen.
I pyetur në lidhje me qendrimin e kritikuar nga BE te Serbise ndaj Rusise dhe luftes se saj ne Ukraine, Vucic u shpreh:
“Serbia vend i pavarur, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE i njohim detyrimet për harmonizimin me vendimet e BE por kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 1999 e 2008 në mënyrë të tmerrshme, do e diskutojmë sot.
Serbia është shumë pranë Rusisë, nëse është e lehtë për dikë të na kritikojë e të na thotë jemi afër me Rusinë, kjo eshte si shprehja qe “arsye e mjaftueshme për të kritikuar dikë kur ske asgjë për të shtuar”.
E lehtë të ekspozosh cdo akuzë falsiteti a lajmesh të rreme kundër vendit tënd por e vërteta del, Serbia është vend i pavarur e do mbetet kështu”