Lionel Messi rrezikon shpalljen ‘Non-Grata’, zbulohen detajet e bujshme

Një politikan meksikan i ka bërë thirrje parlamentit të vendit që të shpallë zyrtarisht Lionel Messin ‘person non-grata’, pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku ylli argjentinas prek me këmbë fanellën me ngjyrat e flamurit meksikan.

Maria Clemente Garcia Moreno ka paraqitur një mocion për dënimin zyrtar të Messit pasi ai e kishte hedhur përtokë fanellën që kishte ndërruar me kapitenin e Meksikës Andreas Guardado në fund të humbjes 2-0 të Meksikës në fazën e grupeve.

“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt Ministrinë e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.

Pamjet shkaktuar reagime tepër të mëdha, pasi kampioni meksikan i boksit, Canelo kërcënoi Messin, me argumentin se i kishte fyer ngjyrat e flamurit. Ndërsa persona të famshëm publikë i kanë dalë në mbrojtje futbollistit./Shqiperiaime

Loading...