Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjendja më alarmante thuhet të jetë në Gjermani dhe Austri, me paralajmërime gjithashtu se në këto dy vende, para fundjavës, niveli i borës pritet të arrijë deri në 2 metra lartësi.Gjithashtu bëhet e ditur se të paktën 15 njerëz kanë vdekur mes kaosit të motit duke përfshirë një djalë 16-vjeçar gjermano-australian, i cili gjeti vdekjen në një pjerrtësi të skive në Austri.
Sipas Süddeutsche Zeitung prindërit dhe vëllai i djalit e panë atë të “varrosur” nën dëborë në fshatin e skive të St. Anton am Arlberg të mërkurën pasdite.
Familja thuhet se kërkoi ndihmë kur ata ishin mbërthyer në një pistë, por orteku i goditi përpara se punëtorët e shpëtimit të mund të arrinin.
Si pasojë, gjithashtu edhe më shumë se 1.000 kilometra rrugë të skive dhe 450 ashensorët e skive janë mbyllur për shkak të motit.
Ndërsa, në qytetin austriak Hohentauern kishte 2,000 njerëz të bllokuar, ndërsa bora gati një metra lartësi ra brenda natës dhe mbuloi rrugët, raportoi Bild.
Deri në dy metra të tjera të borës mund të bjerë në qytet para të premtes, parashikuesit besojnë, duke i lënë banorët të bllokuar.
Në Bavari, në Gjermaninë jugore kishte 100 aksidente automobilistike vetëm në një natë, ndërsa moti bëri që rrugët të jenë shumë të rrëshqitshme dhe bllokime të mëdha të trafikut.
Qindra banorë në një qytet gjerman pranë Berchtesgarden në Bavari u bllokuan nga bora dhe u deshën transportues “specialë” për t’i furnizuar me ushqime.
Trenat gjithashtu janë përballur me vonesa të shumta me lokomotivat dhe njësitë e tjera hekurudhore të bllokuara nga bora, para se të pastroheshin nga punonjësit përgjegjës.
Për të shtuar në kaosin e udhëtimit, qindra fluturime janë anuluar në Gjermani, mes një greve nga stafi i sigurisë së aeroportit.
Ndërkohë, shërbimi i motit i Gjermanisë lëshoi “paralajmërime të kuqe” për jugun e vendit dhe pjesët e Gjermanisë Lindore, me temperatura të ulëta deri në -9C që pritej.
Mediat raportojnë se moti i ftohtë ka arritur gjithashtu në Greqi, ku temperatura arriti deri në -9F (-23C) në qytetin e Florina të martën natën.
Në Athinë dhe Selanik kishte dëborë, ndërsa Qiproja përjetoi shi dhe borë të madhe.
Në Turqi gjithashtu kishte makina të bllokuara në borë, duke i detyruar punëtorët e shpëtimit në vendin e ngjarjes për t’i tërhequr ato. /Telegrafi/