Një numër i madh banorësh të fshatit Kërçisht i Epërm në Bulqizë kanë bllokuar punimet në një burim në malin pranë fshatit, i cili do të shërbente për furnizimin me ujë të pijshëm të Maqëllarës në Peshkopi.
Banorët kanë bllokuar punimet me argumentin se nuk janë pyetur për këtë investim duke shtuar se ujin që do të përdoret për të pirë për Maqëllarën ata e përdorin gjatë verës për të vaditur të mbjellat, ndërsa këmbëngulin se deri më tani në fshatin e tyre nuk është bërë asnjë investim publik.
Pas protestës së banorëve, kompania e ndërtimit ka larguar për momentin mjetet e punës nga burimi deri në zgjidhjen e çështjes mes pushtetit lokal dhe fshatit. /abcnews.al
Loading...