Vuçiç bën paralajmërimin e frikshëm

Pas përshkallëzimit të tensioneve me Kosovën, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke thënë se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën për të çuar trupat ushtarake serbe në Kosovë.
“Kemi rënë dakord për një tekst në të cilin, në përputhje me Rezolutën 1244, do t’i dërgojmë kërkesë komandantit të KFOR-it për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë në territorin e Kosovës. Vendimi i Qeverisë do të merret të hënën ose të martën”, tha Vuçiç.

Më tej foli edhe për kërkesën e Kosovës për të aplikuar për pranim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kjo është shkelje e marrëveshjes së Washingtonit.

“Pishtina e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, dhe me 15 dhjetor do të bëjnë kërkesë për pranim në Bashkimin Evropian. Unë i kam dërguar letër presidentëve dhe kryeministrave të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që në këtë rast, vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura mund të aplikojnë për pranim”, u shpreh Vuçiç.

Loading...